Statistika, analizë dhe parashikim: Fenerbahçe – Galatasaray

E publikuar: 17/03/2018 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, të gjithë fansat e kampionati turk sytë do t’i hedhin kah “Sukru Saracoglu”. Për 90-të minuta bota për Turqinë ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e kësaj ndeshje të madhe. Fenerbahçe do të mirëpres para shikuesve të vetë rivalin e përbetuar Galatasaray.

Sukru Saracoglu ka kapacitet prej 50,509 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Fenerbaçe

Marcel Jansen nuk ka arritur të shërohet me kohë dhe pritet të mungojë në takimin e sotëm.

Gjithashtu edhe mbrojtësi i krahut të majtë Ismail Koybasi nuk do të paraqitet kundër Galatasaray.

Roman Neustadter deri në momentet e fundit nuk dihet nëse do të mund ta shohim në derbin turk.

Top lojtarët

Galatasaray

Cedric Carrasso dhe Eren Derdiyok janë të lënduar, por gjithsesi se nuk do të ishin në formacionin startues.

Dyshja ka kohë që ka humbur besimin e trajnerit të mirënjohur turk, i njohur si “Imparator Terim”, Fatih Terim.

Martin Linnes do të zëvendësojë mbrojtën e dënuar shkaku i kartonëve, Mariano.

Edhe mbrojtësi tjetër, Jason Denayer ka kohë që është i lënduar dhe nuk ka arritur të rikuperohet me kohë.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Fenerbahçe kanë shënuar së paku dy gola në 12 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi (Super Lig).

Fenerbahçe janë të pamposhtur si vendas në ndeshjet 23 ndeshjet e fundit kundër Galatasarayt në të gjitha garat.

Janë shënuar më shumë se dy gola në tetë ndeshjet e fundit të takimeve të Galatasarayt (Super Lig).

Janë shënuar më shumë se dy gola në 11 nga 12 ndeshjet e fundit të Fenerbahces (Super Lig).

Fenerbahce ka pësuar më pak se dy gola në shtatë ndeshjet e fundit kundër Galatasaray në të gjitha garat.

Fenerbahçe nuk ka pësuar gol në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit 7 kundër Galatasarayt në të gjitha garat.

Galatasaray ka fituar tre ndeshjet e fundit (Super Lig).

Galatasaray ka shënuar të paktën dy gola në tre ndeshjet e fundit (Super Lig).

Në pesë ndeshjet e fundit mes këtyre dyja ekipeve, Feneri ka dy fitore, Galatasaray një triumf dhe dy herë janë ndarë të barabartë.

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 26 të Superligës së Turqisë dhe formacionet e mundshme

Analizë

Fenerbahçe do të duhet të triumfojë për të qëndruar në garën e titullit. Ata janë gjashtë pikë pas Galatasarayt, por nuk kanë humbur si vendas kundër Fatih Terimit që nga viti 1999.

Galatasaray kanë mundësinë shkojnë në gjashtë pikë epërsi në kampionat në raport me Besiktasin dhe Basaksehirin për shkak të lojërave të tyre të dielën.

Forma e këtij sezoni sugjeron se Galatasaray duhet të fitojë, por historia është kundër tyre. Gara e titullit mund të marrë një kthesë tjetër këtë fundjavë.

Parashikimi: Fenerbahce 2-1 Galatasaray