Startupi më i rëndësishëm i inteligjencës artificiale në botë është një kompani e specializuar në survejim

E publikuar: 14/04/2018 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inteligjenca artificiale po përdoret për arsye nga më të ndryshmet, por një nga më të suksesshmet edhe më të frikshmet është: survejimi automatik.

Case in Point është një startup kinez i cili ka krijuar një softuer me anë të inteligjencës artificiale që survejon ambientet. Së fundmi, ka marrë edhe një investim nga Alibaba që e ka bërë atë startupin më me vlerë të inteligjencës artificiale në botë.

Ky lajm është mjaft i rëndësishëm për zhvillimet në inteligjencën artificiale. Si fillim, tregon rëndësinë që po i jepet kësaj teme në Kinë duke ia kaluar edhe SHBA.

Së dyti, këto investime tregojnë që analiza e pamjeve e imazheve është një aplikacion shumë fitimprurës në inteligjencën artificiale.

Ky aplikacion i shërben qeverisë kineze për njohjen e fytyrës dhe shërbimet e gjurmimit. Kompania tregon se softueri vjen në ndihmë institucioneve shtetërore të mbikëqyrin pamje dhe gjurmë nga skena krimi, foto nga databazat e krimeve etj.

Sipas komenteve, ky program po gjen një shtrirje të gjerë pasi është shumë i kërkuar pasi survejimi me kamera është një çështje madhore në Kinë dhe gjithashtu ka një buxhet të lartë të siguruar nga qeveria dhe fondet private. /PCWorld Albanian