Startupi Kinez parakalon Uber për tu bërë startupi më me vlerë në botë

E publikuar: 28/10/2018 02:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një investim i ri prej 3 miliardë dollarësh nga SoftBank kurorëzoi Bytedance si startupin më me vlerë në botë raportoi Bloomberg.


Startupi Kinez Bytedance, i cili ka në pronësi aplikacionin video TikTok dhe aplikacionin e lajmeve Toutiao, u vlerësua me 75 miliardë dollarë duke kaluar Uber-in.

Ky i fundit është duke konsideruar daljen në bursë vitin e ardhshëm një veprim që mund ta vlerësojë kompaninë me 120 miliardë dollarë.


Për një startup me shumë prezencë në Kinë dhe pak ndërkombëtarisht, vlera prej 75 miliardë dollarësh padyshim është arritje e madhe.

TikTok, i cili u ble nga Musical.ly, u shkri në shërbimin Douyin të Bytedance. Rrjeti social Facebook ka tentuar disa herë ta klonojë.

Toutia gjithashut është një prej aplikacioneve më të përdorura në Kinë me miliona përdorues aktivë në ditë.

Vitin e kaluar Bytedance gjeneroi 2.5 miliardë dollarë të ardhura. /PCWorld Albanian