Startupi i parë Afrikan që hyn në bursën e Nju Jorkut

E publikuar: 15/03/2019 06:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kompani e-commerce në Nigeri u bë startupi i parë Afrikan që listohet në bursën e Nju Jorkut.

Jumia do të hyjë në bursë muajin e ardhshëm. Kompania e cila ka një vlerë prej 1 miliardë dollarësh, ofron disa shërbime online që nga dërgesat e ushqimit tek rezervimi i hoteleve dhe fluturimeve e madje edhe pagesën e faturave mobile.

Në fund të 2018-ës kishte 4 milion konsumatorë aktivë.

Distributori online u themelua në Laos nga dy sipërmarrës francezë në 2012 dhe sot ofron shërbime për disa vende Afrikane si Afrika e Jugut, Tanzania, Egjipi dhe Bregu i Fildishtë.

Aksioneri më i madh i Jumia është MTN, kompania më e madhe e telekomunikacionit në Afrikë.

Spekulohet se Jumia mund të vlerësohet me 1.5 miliardë dollarë kur të dalë në bursë pavarësisht humbjeve prej 170 milion euro në 2018.

Në dokumentet e aplikimit në Nju Jork, Jumia paralajmëroi se nuk garanton dot fitimin në të ardhmen duke folur për sfida si vjedhjet në magazinat e saj në Kenia ku humbën sende me vlerë 560,000 euro. /PCWorld Albanian