Stadi i trendëve ekonomike post covid, dhe rendi i krijuar në të ardhmen

E publikuar: 13/05/2020 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Emrush T. Shkodra

Përfshirja e shteteve nën trysnin e masave të ndërmarra si pasojë e pandemisë covid19, që nga fillimi është thënë dhe folur nga ekspert të ndryshëm, se do të jetë fatale për ekonomitë e vogla e individuale.
Ekspertet paralajmëronin mbi dëmet që do të shkaktohen si rrjedhojë e masave shtrënguese nga frika e covid19. Duke mos kalkuluar njëkohësisht kolapsin kapital të vendit, ku pastaj kurba ekonomike do të shkon drejtë pikës zero paevitueshëm, që do të thotë se përkeqësimi ekonomik do të vazhdon edhe më theksueshëm te ekonomitë e shteteve të vogla, dhe të varfëra, përfshirë këtu edhe vendin tonë.

Përderisa ekonomia jonë kryesisht ishte e varur nga importi i jashtëm dhe remitencat, pas covid kjo varshmëri do të rritet edhe më shumë. Do të krijohet një hendek shumë disbalancues në mes shteteve të forta me zhvillim ekonomik, dhe atyre le që nuk do të mund të zhvillohen, por edhe rimëkëmbjen do ta kenë shumë të vështirë.
Ekonomitë e shteteve në rajon, dhe shumica e bashkësisë evropiane, kryesisht zhvillimin ekonomik e kanë ndërtuar mbi prodhim. Ringjalljen e kanë bazuar në ekonominë rrjedhëse dhe funksionale duke ndërtuar ofertë të favorshme për tregun, rritja e saj ka vazhduar dhe vazhdon duke shfrytëzuar bllokadën pandemike në të mirën e zhvillimit të vendit.

Varshmëria ndaj produkteve të huaja

Kosova kishte varshmëri të madhe nga importi i produkteve në secilën lëmi, e sidomos në lëndën e parë edhe para pandemisë, kjo ishte vërejtur disa kohë më parë në tregun e Kosovës. Kjo situatë u përkeqësua akoma më shumë me izolimin e vendit me bllokadat ekonomike dhe me politikat e pamenduara mirë nga qeveritë e njëpasnjëshme të republikës.

Borxhi shtetëror i Kosovës, mungesa e investimeve, ndërprerja e projekteve kapitale, vështirësitë në mbledhjen e taksave dhe tatimeve, rënie në të hyrat doganore i tërë ky barometër do të ketë impakt negativ në rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës.
Si rrjedhojë shteti ynë do të ketë nevojë për mjete materiale, pasi ne veç i potencuam vështirësitë që do të kemi në të ardhmen. Atëherë ne do të detyrohemi të kërkojmë mjete financiare për rimëkëmbjen ekonomike nga institucionet financiare ndërkombëtare, si FMN, Banka Botërore, Banka Evropiane për zhvillim etj.

Kreditë që do të shpërndahen më pastaj për vendin tonë, nuk do të jenë të ashtuquajtura të buta. Kreditë do të riprogamohen, aty ky Kosova tashmë është duke paguar huat e konfirmuara, dhe pas kësaj kontratat për tërheqjen e këtyre kredive do të pasojnë me obligime politike, dhe kjo do të ndikoj direkt në përkeqësimin e mëtutjeshëm të ekonomisë sonë.

Ekonomia e shkapërderdhur

Ekonomia dhe shteti ynë do të rrisin varshmërinë ndaj shteteve që do të marrin hua, dhe kjo do të vjen si rrjedhojë që Kosova nuk do të mund të përmbush objektivat financiare e vetme duke llogaritur të hyrat nga dogana dhe taksat.
Shembja ekonomike që kishte filluar më aplikimin e masave restriktive për parandalimin e covid 19 për shtetet e vogla do të sjell përfundimin si kolaps ekonomik, kjo do të vazhdon edhe për një kohë shumë të gjatë, dhe rimëkëmbja nuk do të jetë e lehtë, për shkakun se tashmë do të vendosen rregulla të reja në lojë.
Përfshirja në eksportin ndërkombëtarë do të behët përmes pasaportave past covid që shtetet do të tentojnë të rregullojnë në vendet e tyre që përmes këtyre ID-ve do të tregojnë vulën ndërkombëtare që tashmë ato janë të sigurta për të bërë biznes, dhe për të shitur fuqinë punëtore shteteve që do të kenë nevojë.
Kjo do të behët zakonisht ndërmjet shteteve lider në ekonomi, dhe fuqisë së tyre organizative të shpërndarjes së produkteve përmes tokës, ajrit dhe ujit.

ID dhe QR kodet do të jenë mbrojtje e ofertës

Kodet QR do të përdorën për të ardhmen ekonomike, identifikimin dhe mbrojtjen e produktit. Industria në përgjithësi do të identifikohet përmes QR-kodeve dhe teknologjisë blockchain që përmes tyre do të garantohet integriteti dhe mbrojtja edhe e te dhënave personale, dhe atyre ekonomike si prodhues.

Vendi ynë nuk do të mund të përmbush arkën financiare për vitet që do të pasojnë, dhe si rrjedhojë qeveritë që do të vijnë nuk do të kenë shumë zgjidhje mbi tavolinë.
Prodhimi do të ketë shumë vështirësi të dal jashtë kufijve të Kosovës, dhe rajoni që përfshinë CEFTA-an dihet mirëfilli që është pothuajse imun ndaj produkteve Kosovare.

Disbalanci mbizotërues

Disa segmente të cilat kanë rritur hapësirën dominuese mbi të ashtuquajturat ekonomi të vogla janë berzat që përmes aksioneve online dhe letrave me vlerë kanë arritur të gllabërojnë ekonomi të vogla duke ju blerë aksionet në kohën e pandemisë covic19. Kjo shihet qartë në Itali, Angli, Francë ku disa oligark kanë vënë në pronësi shumë hotele, restorante, vila në kohën e izolimit pandemik covid19.

Shtetet që kanë GDP të varfër, dhe ato që tashmë janë para përballjes së rënies ekonomike, do të duhen të përgatiten me trysnit politike që do të ju vijnë menjëherë pas marrjes së pakove financiare për tu përballuar me humbjet postcovid, duke ju kërkuar favore politike, ekonomike, sociale, mjekësore, biznesore që kjo shihet që vetëm sa ka filluar me lajmërimin e pandemisë si pretekst për kontrollin e të fortëve ndaj pjesës tjetër të planetës.

Bota shihet teksa ka filluar me rendin e ri botëror, ajo do të konkretizohet në vitet në vazhdim pjesë, pjesë!

Çipët kompjuterik do të jenë e ardhmja e luftërave kryesore në themelet e çdo ekonomie, e sidomos asaj dixhitale, që po shndërrohen në ekonomi robotike me rrota.

Hendeku do të rritet edhe më theksueshëm në mes shtresës së pasur dhe asaj të varfër. Këtu mes s’do të ketë, ose do të ketë super të pasur, ose skajshmërisht të varfër dhe të gjunjëzuar ndaj supremacisë udhëheqëse që do të mbizotërojnë tërë arsenalin e tyre ushtarak, politik, ekonomik, afarist e shëndetësor.

Për Infosot.com