Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës shënon 20 vjetorin duke u rrotulluar dy herë rreth Tokës për ’15 minuta’ (Video)

E publikuar: 26/11/2018 01:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të shënuar 20 vjetorin e themelimit, Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës e ka bërë udhëtimin më të gjatë ndonjëherë, pa kryer ndonjë ndalesë.

Materiali është shpërndarë prej Agjencisë Evropiane të Hapësirës, për nder të projektit që ka filluar më 20 nëntor të vitit 1998, transmeton Telegrafi.

Udhëtimi që ka filluar mbi qiellin e Tunizisë, për të bërë dy rrotullime rreth botës, ka marrë 21,375 imazhe, të cilat janë presuar më një video të vetme.

Pamjet janë marrë prej observatorit Cupola, që ka filluar udhëtimin më gjashtë nëntor. Duke lëvizur me 28,800 kilometra në orë, fluturakes i janë dashur vetëm 90 minuta që ta kryer tërë filmimin.

Në videon e postuar më poshtë, mund të gjithët gjithçka për 15 minuta, prej nisjes në ditë, kalimin nëpër natë dhe sërish lindjen e diellit.

Ndër momentet më të mirë, është rreth minutës së dhjetë, kur fluturon mbi qiellin e Zelandës së Re dhe kalon prej errësirës në dritë. /Telegrafi/