SSD-ja me kapacitetin më të lartë në botë arrin në 100 Terabajt

E publikuar: 21/03/2018 03:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Po kërkoni më shumë hapësirë memorieje? Disku i ri solid Nimbus Data ExaDrive DC100 me kapacitet 100 Terabajt mund të jeni ajo që keni pritur.

Ky disk solid është i ndërtuar mbi arkitekturën 3D NAND dhe përmban 100 Terabajt në një madhësi prej 3.5-inç.

ExaDrive DC100 jo vetëm që është disku solid me kapacitetin më të lartë në botë, por edhe SSD-ja më efikase duke konsumuar vetëm 0.1 vat për terabajt.

Me fjalë të tjera SSD-ja konsumon 80-90% më pak energji sesa konkurrentët.

Gjithashtu kapaciteti prej 100 Terabajt do të thotë se SSD-ja 3.5-inç ofron 8 herë më shumë memorie sesa një hardisk normal.

Sa i takon performancës, SSD-ja ka një shpejtësi shkrimi dhe leximi prej 500MB për sekondë. Sipas Nimbus kjo rrit performancën e procesorit me 50%.

Ndërsa çmimi është një mister, disku i ri solid do të dalë në shitje në verë të 2018-ës. /PCWorld Albanian