Sputnik: Çfarë e pret Kosovën në vitin 2019?

31.12.2018 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sputnik: Çfarë e pret Kosovën në vitin 2019?

“Sputnik” ka parashikuar zhvillimet në Kosovë gjatë bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë në vitin e ardhshëm.

Viti që po mbaron nuk ka qenë aq i suksesshëm për Prishtinën, e cila nuk ka mundur ta arrijë njohjen nga Serbia kurse ka munguar edhe mbështetja e pritur e bashkësisë ndërkombëtare për presion të madh ndaj Beogradit.

Viti tjetër do të fillojë me gjykime në Gjykatën Speciale, shkruan “Sputnik”. “E kemi mposhtur Serbinë në luftë, do ta mposhtim edhe në paqe!”, me këtë deklaratë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e mbylli vitin 2018, që nuk solle suksese të mëdha për Kosovën. Por, viti i ardhshëm do të sjellë sfida të mëdha për Beogradin dhe Prishtinën. Kosova është duke e mbrojtur fuqishëm pavarësinë e saj.

Kanë arritur marrëveshje për inkuadrim dhe stabilizim me Bashkimin Evropian, kanë filluar procesin e liberalizimit të vizave dhe kanë formuar ushtrinë e tyre, vazhdon tutje “Sputnik”, transmeton lajmi.net.

Por, Kosova nuk arriti të pranohej në INTERPOL, derisa shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen e pavarësisë, dhe nëpërmjet aleatëve perëndimore nuk kanë arritur ta bindin Beogradin të zbutet.

Kurse, në shenjë nervozizmi, pas dështimeve, ata vendosën taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në vitin e ri 2019, palët kanë paralajmëruar plane të ndryshme.

Prishtina do ta prezantojë një format të ri të negociatave dhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kurse Beogradi pret bisedime të hapura, ku në rast të inkuadrimit të SHBA-së, pjesë e negociatave kërkojnë të jetë edhe Rusia.

Plani i Kosovës për vitin e ri është i fokusuar tek dy gjëra: anëtarësimi në NATO dhe marrëveshja me Beogradin, shkruan “Sputnik”, përcjell lajmi.net. Kosova do ta fillojë vitin e ri duke bashkuar kufijtë me Shqipërinë. Marrëveshja është arritur dhe realizimi do të jetë një “demonstrim” jo vetëm për Serbinë por edhe për botën se shqiptarët mund të gjejnë zgjidhje.

Në ndërkohë, problemi që ka ngritur Prishtina me vendosjen e taksës prej 100 për qind, mund të mbetet madje edhe përkohësisht në heshtje.

Kjo me kusht që Serbia të paraqitet në bisedime në Bruksel që pritet të mbahen në janar. Synimi i Prishtinës është që gjatë bisedimeve me Beogradin, BE të mos ketë më rol kryesor.

Ajo që Prishtinës mund t’ia “prishë lojën” është vazhdimi i tërheqjes së njohjeve. Në duar të Serbisë mbetet argument Rezoluta 1244. Por, vetëm ta kuptojë edhe bota, përfundon “Sputnik”. /Lajmi.net/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë