Spotify po teston një listë të re të personalizuar të muzikës me këngët e preferuara të miqve tuaj

E publikuar: 11/05/2018 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa muaj më parë, përdorues të Spotify vunë re një listë të re të quajtur Friends Weekly, një përmbledhje e këngëve që miqtë e tu në Spotify kanë luajtur kohët e fundit. Tani duket se Spotify po e shtyn këtë veçori tek një grup më i madh, megjithëse kompania konfirmon se është ende në testim.

Sot, një përdorues tjetër i Friends Weekly ndan një ekran të ndryshëm me një grup të veçantë të dedikuar posaçërisht për Playlistat e të shokëve.

Megjithëse ju mund të ndiqni teknikisht listat e zgjedhjeve të miqve tuaj (nëse i kanë bërë ato publike), ju duhet të shkoni në faqen e tyre për t’i gjetur ato.

Këto playlists duket se janë një përpjekje për të ndihmuar që Spotify të ketë një eksperiencë edhe më sociale dhe të angazhojë interesin rreth versionit të tij të një Activity Feed. Plus, ndoshta është interesante të zbulosh këngët më të këqija (më të mira) të miqve të tu. /PCWorld Albanian