Spotify një kompani private, përgatitet për daljen në bursë

E publikuar: 06/01/2018 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjigandi i distribuimit përmbajtjeve muzikore Spotify ka aplikuar për dalje në bursë në fshehtësi të plotë pranë autoriteteve Amerikane në fund të Dhjetorit raportoi Axios.

Bloomberg gjithashtu raportoi se Spotify po përgatitet të dalë në bursën e Nju Jorkut, një lëvizje e cila do të jetë testi i parë i vërtetë për kompaninë.

Me 60 milion abonentë me pagesë, shërbimi më popullor në botë i muzikës nuk ka nevojë për financime të reja.

Në vend të që nisë një ofertë fillestare publike (IPO), kompania do të lejojë aksionerët privatë të tregtojnë aksionet e tyre në bursë.

Spotify, i cili vlerësohet me 15 miliard dollarë, do të ishte kompania e parë madhore e cila provon një teknikë të tillë.

Sipas të dhënave që posedojnë Axios dhe Bloomberg, Spotify pritet të dalë në bursë në tre mujorin e parë të vitit.

Pak ditë më parë kompania u godit me një padi në gjykatë të cilën nëse e humbet do të detyrohet të paguajë 1.6 miliard dollarë dëmshpërblim. /PCWorld Albanian