Sportet elektronike do të lulëzojnë në 2019-ën thotë një raport

E publikuar: 12/02/2019 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të ardhurat globale nga sportet elektronike do të shkojnë 1.1 miliardë dollarë në 2019-ën, një rritje me 27% krahasuar me një vit më parë.

Investimet në brend përbëjnë 82% të të ardhurave total prej 897 milionë dollarësh. Esportet janë një formë video-lojërash kompetitive me disa lojtarë që përballen me njëri tjetrin zakonisht në ekipe.

Këto lojëra më pas transmetohen për fansat kryesisht të moshave të reja.

Sot esportet janë shndërruar në një trend me super-yje, liga, njerëz të famshëm e turne si dhe shpërblime miliona dollarëshe.

League of Legends, Dota 2 dhe Counter-Strike: Global Offensive janë disa prej sporteve elektronike më popullore.

Sponsorët gjithashtu kanë filluar të hyjnë në këtë industri. Loja Overwatch League e Activision Blizzard ka për sponsor zyrtar Coca-Colën.

Sponsorizime të ngjashme kanë ardhur nga Toyota, T-Mobile, HP dhe Intel. Amerika e Veriut gjeneron 409 milionë dollarë të ardhura nga esportet, më shumë se asnjë rajon tjetër sipas raportit të Newzoo. Kina gjeneron 19%, Koreja e Veriut 6% dhe pjesa tjetër prej 38% nga mbarë bota.

Ndërsa reklamimi është pjesa kryesore e të ardhurave, shitjet e biletave dhe sendeve gjithashtu kanë sjellur të ardhura prej 104 milionë dollarësh.

Audienca e esporteve është rritur në 454 milionë. Deri në 2022 esportet do të gjenerojnë 1.8 miliardë dollarë të ardhura thotë Newzoo. /PCWorld Albanian