Spitali i Gjakovës mban higjienën vetëm me ujë

E publikuar: 24/08/2016 09:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skadimi i kontratës së kompanisë SFK me spitalin e Gjakovës dhe vonesat në tenderin për pastrimin e hapësirave spitalore për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) kanë bërë që spitali i Gjakovës të mirëmbahet vetëm me ujë. Aty po punojnë 54 veta, pa materiale higjienike dhe pa shpresën se dikush do t’i paguajë

Nga fundi i korrikut, për pastrimin e Spitalit të Gjakovës nuk është përdorur as edhe një detergjent. Kjo, pasi kompanisë e cila kishte tenderin për pastrimin e Spitalit i ka skaduar kontrata, kurse kompetencat për shpalljen e tenderit për spitalet regjionale kanë kaluar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Përfaqësues të kompanisë SFK, që kishte tenderin për mirëmbajtjen e higjienës në këtë spital, kanë thënë se nga momenti i skadimit të kontratës, punëtorët e tyre kanë vazhduar të merren me mirëmbajtjen e spitalit.

Por, në kompani thonë se ata nuk dihet se kush do t’i paguajë. 54 punëtorë që merreshin me higjienën, kompania private i kishte bartur në menaxhimin e saj, kur shërbimi ishte privatizuar vite më parë. /Zëri/