Spinaqi dhe mrekullit e tij

E publikuar: 14/01/2016 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spinaqi është një nga ushqimet më të rekomanduara dhe më të shëndetshme për organizmin e njeriut. Zë vend ndër dhjetë barishtat me vlerat më të larta ushqyese për acid folik dhe përmban po ashtu sasi të mëdha të vitaminës A, hekurit, kaliumit, kalciumit, zinkut dhe selenit.

Të gjithë këta përbërës shërbejnë si antioksidant dhe po ashtu mbështesin funksionimin tiroid.

Vlerat ushqyese të spinaqit për një kupë janë:
Kaloritë: 7
Yndyra: 0.4 g
Kolesteroli: 0 mg
Natriumi: 24 mg
Karbohidratet: 1 g
Fibra dietare: 0.7 g
Sheqer: 0.1 g
Proteina: 1 g