Spekulohet se Zidane nuk e do Navasin te Real Madridi

E publikuar: 30/06/2019 06:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas pesë transferimeve të realizuara, Zinedine Zidane besohet se ka filluar të mendojë për largimet që do të ndodhin në këtë verë nga Real Madridi.

Trajneri francez i transferoi Eden Hazardin, Ferland Mendyn, Eder Militaon, Luka Jovicin dhe Rodrygo Goesin, për një shumë mbi 300 milionë euro.

Los Blancos tani janë të detyruar t’i shesin disa lojtarë në mënyrë që ta kthejnë bilancin pozitiv në skuadër, e i pari në listën e largimeve është Keylor Navas.

Sipas LE10Sport, strategu francez nuk llogarit më në shërbimet e kostarikanit, andaj po planifikon që në këtë afat ta shesë atë.

Duke iu referuar mediumit francez, Paris Saint-Germaini ka shfaqur interesim për portierin e Real Madridit, pasi Florentino Perez dëshiron që Thibaut Courtois të jetë gardiani kryesor.

Kjo situatë mund t’i shkojë shumë për shtati kampionit të Ligue 1, që e sheh Navasin si zëvendësues të Gianluigi Buffonit të larguar, pse jo edhe të Alphonse Areloas. /Telegrafi/