Spektakël në NBA Rising Stars, lojtarët e talentuar amerikan triumfojnë përballë të huajve

E publikuar: 16/02/2019 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar java e All Star Game në NBA, ku ngjarja e parë është zhvilluar Rising Stars.

Ekipi i basketbollistëve të rinj amerikan ‘Team Usa’ është përballur me ekipin e të rinjve nga pjesa tjetër e botës ‘Team World’.

Ka qenë një spektakël basketbolli në Spectrum Center të Charlotte, ku në fund ka triumfuar Team Usa me 17 pikë diferencë 161:144.

OG Anunoby dhe Jason Tatum. (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Që nga minuta e parë e deri në të fundit ka qenë një spektakël i basketbollit, me shumë aksione spektakolare.

Bllokada të shumta, ngulitje fantastike e asistime të paimagjinueshme ka pasur në këtë spektakël të basketbollit në NBA.

Luka Doncic. (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Më meritori për këtë fitore të Team Usa, ishte ylli i i ri i Los Angeles Lakers, Kyle Kuzma me 35 pikë të shënuara.

Falë këtyre pikëve të shënuara, Kuzma është zgjedhur edhe MVP i këtij takimi.

Kyle Kuzma. (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Me lojë të mirë te Team Usa u dallua edhe Jason Tatum me 30 pikë, Young me 25 pikë si dhe Donovan Mitchell me 20 të tjera.

Ben Simmons me 28 pikë ishte më efikasi tek Team World, ndërsa me 21 të tjera kontribuoi Lauri Markkanen. /Telegrafi/

Jason Tatum dhe Kyle Kuzma. (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)