Spektakël me shtatë gola në Anfield, Liverpooli udhëton në Romë me avantazh të madh

E publikuar: 25/04/2018 07:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli e ka shkatërruar Romën duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-1.

Të besuarit e Jurgen Klopp nuk e nisëm mirë takimin, pasi Roma e vuri në vështirësi me formacionin 3-4-3 dhe lojën e bazuar në krahë.

Roma kishte rast të mirë me Kolarov pas një gjuajtje të fortë nga distanca ku u godit edhe shtylla.

Liverpooli vjen me dy raste të mira më Sadio Mane, por që nuk arrin të shënon.

(Foto: Getty Images)

Minuta e 36-të e sjell në skenë Mohamed Salahin. Sulmuesi egjiptian pranon një top në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënon për 1-0.

Roma hapet në këta minuta, por që lë hapësira prapa.

(Foto: Getty Images)

Firmino merr një top në mes të fushës dhe asiston për Salah, i cili i vetëm me Alisson shënon për 2-0.

Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.

Pjesa e dytë kishte rezervuar pesë gola.

(Foto: Getty Images)

Liverpooli shënoi golin e tretë me Sane, pas një pasimi të Salah.

Salah ishte asistues edhe te goli i katërt kur pasoi për Firminon që në portën e zbrazët shënoi për 4-0.

Firmino shënoi për 5-0 pas disa minutash.

(Foto: Getty Images)

Roma u ngjall në 10-të mintuat e fundit. Fillimisht shënoi Dzeko pas një pranimi të topit në zonë për 5-1.

Romakët fituan edhe një penallti që u shndërrua në gol nga Perotti.

Roma ka pak gjasa që ta kthej këtë rezultat, por duke parë ndeshjen me Barcelonën, gjithçka mbetet e hapur. /Telegrafi/