Specialja, dënime edhe me burgim të përjetshëm

E publikuar: 05/08/2015 09:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se Gjykata Speciale nuk do të sjellë asgjë të mirë për individët që do të akuzohen.

Ai bëri me dije për ‘Epokën e re’ se në mesin e të akuzuarve mund të ketë persona që aktualisht mbajnë poste të larta qeveritare dhe kryetarë të partive të caktuara.Gashi ka thënë se publikimi i akuzave për individë të dyshuar nuk do të ndodhë para se ata të arrestohen dhe të dërgohen në Hagë.

Ai u ka sugjeruar atyre të cilët mund të jenë të akuzuar të gjejnë avokatë të mirë dhe profesionalë për t’i parandaluar padrejtësitë eventuale që mund të bëhen ndaj tyre.

Gashi ka treguar se dënimi për vepra të caktuara penale është i paraparë deri në burgim të përjetshëm.