S’pat faj Neymar, zëvëndësimi që i kushtoi Barcës (Video)

E publikuar: 12/04/2015 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar nuk ka qenë i kënaqur me vendimin e Luis Enriques, për ta zëvendësuar atë në ndeshjen kundër Sevillës.

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka reaguar shumë keq pas zëvendësimit të tij nga Luis Enrique, në ndeshjen kundër Sevillës. Neymar u largua nga fusha për t’ia lëshuar vendin Xavi Hernandezit në minutën e 73’të dhe për këtë nuk ishte aspak i kënaqur.

Duket se zëvendësimi i tij ishte i gabuar, pasi në fund skuadra e tij barazoi 2:2.