Spanjë: Migrantët ikin nga karantina

E publikuar: 01/08/2020 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesëdhjetë e nëntë migrantë u larguan nga një sallë sportive në Spanjë, ku ata u mbajtën në karantinë, pasi u vërtetua se ishin në kontakt me njerëzit e infektuar me koronavirus.

Autoritetet në rajonin jug-lindor të Spanjës Murcia kanë njoftuar se migrantëve u është caktuar një karantinë 14-ditore në një sallë sportive afër qytetit të Kartagjenës, shkruan La Verdad.

Pas një kontrolli të madh, policia deri më tani ka arritur të gjejë dhe karantinojë 15 migrantë të arratisur të shtunën.

Ata arritën në Spanjë me anije javën e kaluar përtej Mesdheut në një grup më të madh.

Incidenti i sotëm është vetëm një në një seri të ngjashme që kanë ndodhur në rajon.

Qindra migrantë shpëtuan nga karantina në portin e Kartagjenës të mërkurën, por menjëherë pas ikjes thuajse të gjithë u gjetën dhe u kthyen në izolim.