Dëmtohet mbrojtësi Carvajal, jashtë Euro 2016

E publikuar: 30/05/2016 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid,Dani Carvajal, me një kontraktim të rëndë muskular të pësuar të shtunën gjatë finales së Ligës së Kampioneve, do të mungojë në Euro 2016.

Sipas mediave spanjolle, Carvajal do të mungojë për tre javë nga fushat e lojës, ndërkohë që Euro do të nisë më 10 qershor.

Spanjolli 24-vjeçar, që figuronte në listën me 25 lojtarë të seleksionit për në Euro, është dëmtuar në minutën e 51-të në ndeshjen ndaj Atletico Madrid (1-1 pas shtesës, 5-3 me 11-m).

Seleksioneri spanjoll, Vincente Del Bosque, do të publikojë të martën listën përfundimtare dhe Carvajal pritet që të zëvendësohet nga mbrojtësi i Arsenalit, Hecto Bellerin. /AFP/