Spanja shkatërron Kosta Rikën në miqësore (Video)

E publikuar: 12/11/2017 03:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Spanjës ka fituar ndaj Kosta Rikës me rezultat të thellë 5-0 në miqësoren ndërkombëtare të luajtur mes tyre.

La Roja kanë treguar edhe një herë forcën e tyre të vërtetë dhe se janë një nga pretendentet kryesore për të fituar Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Pas kualifikimit me vend të parë nga grupi, ku pjesë e tyre ishin edhe Italia dhe Shqipëria, Spanja ka vazhduar me formë të mirë edhe në miqësore, duke shkatërruar Kosta Rikën.

Festa e Jordi Albas me Iscon (Getty Images)

Serinë e golave e hapi mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, i cili shënoi për 1-0 në minutën e gjashtë nga afërsia pas asistimit të David Silvas.

Pas Albas, radha i erdhi sulmuesit të Chelseat, Alvaro Morata që shënoi në minutën e 23-të poashtu nga afërsia për 2-0 dhe me këtë rezultat dërgoi skuadrat në pushimin mes dy pjesëve.

Morata festoi së bashku me Piquen (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Spanja vazhdoi dominimin e tyre dhe shpejt arriti të gjej edhe golin e tretë me anë të Silvas, i cili shënoi në minutën e 51-të për 3-0.

Silva shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim

Ylli i Manchester Cityt shpejt gjeti edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Spanjën, pasi në minutën e 55-të shënoi një gol të bukur për 4-0.

Golin e fundit dhe rezultatin përfundimtar 5-0 e vulosi Andres Iniesta me një perlë nga distanca në minutën e 73-të. /Telegrafi/