Spanja nuk i beson Hierros, zbulohen tre alternativat që mund ta zëvendësojnë spanjollin

E publikuar: 03/07/2018 00:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbolli aktual i Spanjës meriton një pushim dhe një analizë pas dështimit të madh në Kupën e Botës në Rusi.

Spanjollët u eliminuan në botëror pas humbjes në penallti (4-3) kundër organizatorëve, Rusisë, ku ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi 1-1.

Kjo ka bërë që të mendohet për një trajner të ri pasi që në tre ndeshjet, aq sa e udhëhoqi kombëtaren Fernando Hierro, nuk ka bindur se e meriton ta udhëheq La Rojan.

Tashmë mediat spanjolle kanë zbuluar tre trajnerët e mundshëm që mund ta marrin drejtimin e spanjollëve, ku i preferuari i fansave është trajneri i papunë, Luis Enrique.

Ky i fundit u shkarkua nga klubi i Barcelonës gjatë vitit të kaluar dhe është i gatshëm ta merr drejtimin e Spanjës.

Gjersa vlen të theksohet se dy emra të tjerë janë edhe Quique Sanchez Flores si dhe Michel, të dytë të papunë pasi largimit prej Espanyol, përkatësisht Malaga.

Ndryshe, Spanja e shkarkoi një ditë para fillimit të botërorit Julen Lopeteguit, i cili konfirmoi se do të drejtojë skuadrën e Real Madridit një javë para Kupës së Botës, e cila gjë detyroi Federatën e Futbollit të Spanjës ta shkarkoi trajnerin 51-vjeçarin. /Telegrafi/