Spanja “njeh” dhe mund Kosovën/ Pas dy ndeshjeve Dardanët ndodhen në vend të fundit me 0 pikë në grupin e ferrit

E publikuar: 31/03/2021 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka humbur ndaj Spanjës me shifrat 3-1 në ndeshjen e saj të vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror Katar2022 të zhvilluar në Sevilje.

Ka qenë një mision thuajse i pamundur për Dardanët të cilët janë në një grup ferri dhe pas Suedisë tashmë jud esh të përballen me një tjetër nga superfuqitë e futbollit europian dhe botëror. Takimi zhbllokohet që në pjesën e parë, kur në minutën e 34 Olmo mposht portierin Samir Ujkani dhe vetëm dy minuta më pas Ferran Torres con në 2-0 shifrat duke hedhur poshtë të gjithë rezistencën e djemve të Shalond në ato minuta të para.

Edhe pjesa e dytë vazhdon me të njëjtin ritëm, ku Spanja nuk u ndal në asnjë moment në kërkim të thellimit të rezultatit, por është Halimi ai që për një moment i jep shpresë skuadrës ët uij me golin e shënuar në minutën e 70-të. Gjithësesi iluzioni i përfaqësueses së kosovës për të marrë pikë në Spanjë shuhet shpejt, vetëm pas 5 minutash kur Moreno çon shifrat në 3-1.

Pas këtyre dy ndeshjeve të para Kosova ndodhet në vendin e fundit në grupin B me 0 pikë, pasi kaluajtur me dy kryesueset e grupit Spanja që udhëheq me 9 pikë pas 3 ndeshjeve dhe Suedia e ndjek në vendin e dytë me 6 pikë pas 2 ndeshjeve.

/Top Channel/