Spanja dhe Franca në gjysmëfinalen e Eurobasket

E publikuar: 25/06/2015 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Europiani i basketbollit të femrave dhuron drithërima deri në sekondat e fundit. Kampionet në fuqi të Spanjës siguruan gjysmëfinalen vetëm në sekondat e fundit pasi kaluan 75-74 Malin e Zi pas 4 periodave ku rrezikuan eleminimin. Ballkanaset e udhëhequra nga Milica Jovanovic morën kontrollin e takimit që në minutat e para, por iberiket rezistuan deri në sekondat e fundit ku kthyen edhe rezultatin, duke ruajtur avantazhin prej një pike në aksionin e fundit të malazezeve. Aleksandra Vujovic u tregua e pasaktë në goditjen e fundit pasi u bllokua saktësisht nga Alba Torres që i dhuroi Spanjës kualifikimin në gjysmëfinalen e turneut.

Kampionet e Europës do të sfidojnë Francën që eliminoi Rusinë. Lojtarja më e mirë për kombëtaren e Francës ishte Endene Miyem që shënoi dy pikë qetësie në goditjet e lira të sekondave të fundit për të eleminuar nga ky kompeticion tre herë kampionet e Europës. Në këtë mënyrë, Spanja dhe Franca gjejnë sërish njëra-tjetrën në gjysmëfinale, një përballje klasike e koshit europian të femrave pasi këto dy kombëtare u ndeshën edhe në edicionin e shkuar ku iberiket arritën të triumfonin.