Spalletti: Rikthimi na dhuroi kënaqësi dhe besim për më tutje

E publikuar: 19/09/2018 04:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luciano Spalletti ndjen se rikthimi i Interit ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve e bën gjithçka më të kënaqëshme për të dhe ekipin e tij.

Interi ishte një gol në disavantazh për shkak të një devijimi të një gjuajtje nga Eriksen.

Por, një supergol i Icardit dhe një gol në momentet e fundit nga Vecinoi bëri që Nerazzurët të shijojnë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve pas gjashtë vitesh.

“Fakti se rikthyem rezultatin me atë shtytje në fund e bën këtë edhe më të kënaqshme”.

“Ne kemi parë se si tifozët në stadium festuan dhe çfarë domethënie kishte kjo për ta. Ne gjithmonë kemi sulmuar dhe gjithmonë kemi tentuar të realizojmë, kështu që bëmë performancë të madhe”.

“Ky rezultat na jep vetëbesim tjetër për punën që op bëjmë. Është fundamentale që lojtarë si Icardi të thyejnë tabunë, pasi na duhen golat e tij”.

“Icardi është profesionist serioz, dhe ai nuk është dikush që largohet nga përgjegjësia. Ne kemi lojtarë të mëdhenj, edhe pse ndonjëherë duhet që të mësojmë si të fitojmë edhe pa ta. Ne nuk mund të kemi 11-shen e njëjtë çdo herë”.

“Neve na mungoi lidhja mes Icardit dhe Radja Nainggolanit, pasi ndonjëherë ka pasur hapësira të mëdha. Maurios i pëlqën të shkojë përtej vijës dhe nivelet fizike të Radjas nuk janë të mira pas lëndimit. Ne duhet të shmangim humbjen e topit në mënyrë naive”, u shpreh Spalletti pas ndeshje për Sky Italia. /Telegrafi/