Spalletti: Po punoj fort të qëndroj sa më gjatë në Inter

E publikuar: 21/02/2018 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luciano Spalletti dëshiron të jetë trajner i Interit për sa kohë të jetë e mundur.
Ai me shaka ka thënë se Stefan De Vrij mund të jetë kapiten i ekipit të tij virtual, por pret që edhe Mauro Icardi të qëndrojë, transmeton Express.

“Unë punoj çdo ditë me angazhimin maksimal për të qëndruar në Inter për aq kohë sa të jetë e mundur, për të arritur diçka të rëndësishme” ka theksuar Spalletti.

De Vrij ka qenë shumë i lidhur me “Zikaltrit” gjë që ka ngjallur dyshime për një largim të mundshëm të Icardi drejt Real Madridit.

Spalletti mori drejtimin e Interit verën e kaluar. Aktualisht Interi gjendet në vendin e pestë në Serie A. /Express/