Spalletti: Perisic, i vetmi që mund të krahasohet me Ronaldon

E publikuar: 13/07/2018 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luciano Spalletti pohon se Ivan Perisic është i vetmi lojtar që mund të rivalizojë fizikisht Cristiano Ronaldon, teksa Lautaro Martinez sipas tij mund të luaj në krah të Mauro Icardit.

Perisic ka qenë një prej lojtarëve kryesorë të Kroacisë në Kampionatin Botëror, në të njëjtën verë që Ronaldo është transferuar te Juventusi.

Sipas Spallettit, i vetmi lojtar që mund të krahazohet me Ronaldon me shkathtësitë fizike është Ivan Perisic.

“Brozovic dhe Perisic? Do të mbështes Kroacinë në finale, pa asnjë dyshim”.

“Brozovic diktoi paraqitjen e ekipit të tij ndaj Anglisë. Që ai të luajë në mes, ata e anë zhvendosur një njeri si Modric. Kjo vlet shumë për vlerat e tij”.

“Me të, topi është gjithmonë i gjallë. Ai bën aksion me top dhe kjo ka kualitete të rëndësishme. Perisic është i vetmi lojtar që mund të krahasohet me Ronaldon nga pikëpamja fizike”.

Foto: Getty Images

“Ai është i shpejtë, i fortë dhe mund të shënojë gola, madje me kokë. Tash ata kanë marrë më shumë vëmendje në Botëror dhe ata do të jenë gati për Interin. Ata ndihen mirë dhe duan të bëjnë mirë edhe këtu”.

“Taktikat? Ne kemi punuar me një mbrojtje me katër, kështu që me këtë formacion do të luajmë në miqësore ndaj Luganos. Më pas ndaj Sionit luajmë me tri mbrojtës”.

“Lautaro dhe Martinez mund të luajnë bashkë. Ata duhet të vënë veten në situata që do të luajnë bashkë dhe duhet të krijojnë mirëkuptim. Icardi ka mundur të shënojë edhe më shumë gola sezonin e kaluar, pse të mos e këtë këtë tani?”, deklaroi Spalletti. /Telegrafi/