Spalletti: Nuk shpresoj në ardhjen e Modric, jam i lumtur me lojtarët aktual

E publikuar: 14/08/2018 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luciano Spalletti e ka vazhduar kontratën e tij me Interin deri në vitin 2021, ndërsa ka folur për blerjet e klubit dhe Luka Modricin që mbetet në qendër të vëmendjes. 

Kroati është i lidhur me Interin, por trajneri italian ka thënë se edhe me lojtarët aktual është i kënaqur.

“A do të vijë Modric? Duhet ta pyesni drejtorin Ausilio, unë nuk di asgjë nga ajo që i përkasin afatit kalimtar”.

Luka Modric (Foto: Getty Images)

“A shpresoj? Jo, jam që tani shumë i kënaqur me ata që kam në dispozicion”.

“Kam futbollistët që do të doja t’i kisha”, , ka thënë Spalletti për Sky.

Spalletti te Inter deri në vitin 2021

Kur kanë mbetur edhe më pak se tri ditë deri në fund të afatit kalimtar, tifozët e Interit ende shpresojnë që Modric mund të vije.

Interi deri më tani ka bërë një afat kalimtar të jashtëzakonshëm duke ofruar emra si Radja Nainggolan, Keita Balde, Stefan De Vrij, Lautaro Martinez e Kwadwo Asamoah. /Telegrafi/