Spalletti: Kupa e Italisë është objektiv për Interin

E publikuar: 12/01/2019 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luciano Spalletti e ka cilësuar Kupën e Italisë si objektiv për ekipin e tij, Interin.

Nerazzurrët janë eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi nuk arritën të kalojnë grupin, me Barcelonën dhe Tottenhamin që kaluan tutje.

Në kampionatin italian kanë mbetur paksa mbrapa liderit Juventusit dhe gara e vetme e hapur ka mbetur ajo e Kupës së Italisë.

Edhe trajneri italian i Nerazzurrëve, Spalletti mendon se Kupa e Italisë është një objektiv për skuadrën e tij.

“Kupa e Italisë është sigurisht një objektiv”, ka thënë fillimisht Spalletti për Inter TV.

“Kjo është ndoshta më e thjeshtë për të arritur, sepse ka më pak ndeshje në rrugën drejt finales”.

“Klube të mëdha marrin pjesë dhe do të jetë e vështirë, por një skuadër si Interi duhet të synojë fitoren”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Interi luan nesër (e diel) ndaj Beneventos në 1/8-tën e Kupës së Italisë, ndeshja e cila fillon nga ora 18:00 dhe zhvillohet në Giuseppe Meazza.

Në rast fitoreje, Nerazzurrët do të përballen me Lazion në çerekfinale, pasi ekipi nga kryeqyteti fitoi me lehtësi ndaj Novaras.  /Telegrafi/