Spalletti ironizon me trajnerin e Napolit: Sot do të ishte ministër i ekonomisë (Video)

E publikuar: 21/10/2017 08:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli dhe Inter do të takohen sot në kuadër të derbit të Serie A.

Trajneri i zikaltërve, Luciano Spalleti ka folur për mediat rreth takimit të liderëve të ligës elitare italiane.

Krahas analizës në lidhje me përgatitjen dhe pritshmëritë e skuadrës së Interit, ka tërhequr vëmendjen deklarata ironizuese për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri.

Mauro Icardi dhe Lorenzo Insigne – dy lojtarët më në formë të ekipeve respektive

Ai ka ironizuar duke e lidhur me ish profesionin e tij si bankier, duke thënë se nëse do të kishte vazhduar të punonte në bankë, tani do të ishte ministër i ekonomisë në Itali.

“E vlerësoj lartë përgatitjen e Sarrit. Por, më shumë si bankier pasi që në të kaluarën kishte këtë profesion. Po të vazhdonte do të bëhej ministër i ekonomisë”, ka pohuar Spaletti.

Theksojmë se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin napolitan San Paolo me fillim në ora 20:45.

Kujtojmë se fitorja e fundit e Interit si mysafirë i Napolit ishte në vitin 1999, ku Nerazurrët triumfonin me rezultat 3-1. /Telegrafi/