Spalletti: Icardi refuzoi përfshirjen në skuadrën ndaj Rapidit

E publikuar: 13/02/2019 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka konfirmuar se Mauro Icardi ka kërkuar që mos të përfshihet në skuadrën ndaj Rapid Vienna.

Nga kjo klubi ka marrë vendim që ta heq argjentinasin nga detyra e kapitenit të skuadrës dhe ka emëruar Samir Handanovicin.

“Nesër (e enjte) do të jetë ndeshje e rëndësishme. Pas saj do të kemi kohë të qartësojmë pozitën e Icardit”, ka thënë Spalletti për Sky Sport Italia.

Mauro Icardi dhe Luciano Spalletti gjatë ndeshjes Cagliari-Inter (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

“Ishte një vendim i vështirë dhe i dhimbshëm, por u bë për të mirën e të gjithëve, për të mirën e Interit dhe skuadrës”.

“Mosparaqitja e tij? Ishte ai që nuk dëshironte t’i bashkohej skuadrës. Ishte i thirrur. Ishte i dëshpëruar, por edhe për ne ishte e vështirë ta njoftonim për vendimin”.

“Kjo ishte një situatë që duhej adresuar, e thash edhe pas Parmas. Nëse është dikush që mendon për diçka tjetër përveç rezultatit, gabon”.

“Gjërat përreth tij e kanë shqetësuar atë dhe skuadrën që e ka udhëhequr. Tani e gjithë vëmendja jonë duhet të jetë të ndeshja e së nesërmes”, ka shtuar Spalletti. /Telegrafi/