Spalletti i pakënaqur me qasjen e lojtarëve të Interit në ndeshjen ndaj Barcës

E publikuar: 25/10/2018 02:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luciano Spalletti është shprehur i pakënaqur me qasjen e Interit në ndeshjen kundër Barcelonës në Camp Nou.

Nerazzurrët pësuan me rezultat 2-0 nga golat e Rafinhas dhe Jordi Albas, ndërsa paraqitja e Blaugranëve ishte dominuese.

“Në pjesën e parë, ideja që dhamë ishte patetike dhe na vuri nën presion. Kjo gjë më dëshpëron më së shumti, sepse kemi luftuar shumë që të vijmë këtu dhe unë prisja që ta kemi të njëjtin qëndrim në ndeshjen më të madhe”.

“Por, në vend të kësaj, nuk ishim aspak të guximshëm në pasimet tona kur ishim prapa, asnjëherë nuk e mbanim pastër, ndërsa Barcelona e interpretoi mirë”.

“Nuk më pëlqen kjo qasje e ndjenjës së dobësisë, ata filluan të fitonin kurajë me kalimin e kohës, sepse kjo është diçka që askush nuk dëshiron ta dëgjojë”.

“Kur e rifitonim topin, asnjëherë nuk ia dilnim ta mbanim, ky është problemi kryesor… Kur ata e kishin topin, e lëviznin nga njëra anë në tjetrën, lartë dhe poshtë, duke na lodhur”.

Luciano Spalletti (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Nuk mund të vish këtu për të kundërsulmuar duke ua lënë iniciativën për 90 minuta, sepse nuk do të lësh shenjë në atë mënyrë”, është shprehur Spalletti për Sky Sport Italia. /Telegrafi/