Spalletti: Derbi i Milanos është gjithmonë i veçantë

E publikuar: 27/12/2017 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luciano Spalletti ka pranuar se Derby della Madonnina nuk mund të konsiderohet një ndeshje e zakonshme.

Interi do të luajë kundër Milanit në çerekfinale të Kupës së Italisë dhe ndeshja zhvillohet të mërkurën mbrëma na San Siro.

(Foto: Getty Images)

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe në kurrfarë rrethane derbi nuk mund të konsiderohet si një ndeshje e zakonshme”.

“Mund të të japë një emocion të veçantë, por edhe mund të ta rrëmbejë”.

“Ne e konsiderojmë veten të gatshëm për këtë ndeshje, sepse na dërgon drejt gjysmëfinales, prandaj duhet të japim maksimumin edhe si ekip edhe individualisht”, ka deklaruar Spalletti për Inter TV.

Për këtë ndeshje është kthyer Matias Vecino nga suspendimi, mirëpo Danilo D’Ambrosio dhe Joao Mario mungojnë si pasojë e lëndimeve.

(Foto: Getty Images)

Skuadra e plotë e Interit: Berni, Handanovic, Padelli; Dalbert, Joao Cancelo, Lombardoni, Nagatomo, Ranocchia, Santon, Skriniar; Borja Valero, Brozovic, Gagliardini, Joao Mario, Vecino; Candreva, Eder, Icardi, Karamoh, Perisic, Pinamonti. /Telegrafi/