Spalletti dënohet me një ndeshje pas festimit të golit ndaj Sampdorias

E publikuar: 24/09/2018 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti është dënuar me një ndeshje mos drejtim të skuadrës shkaku i festimit të tij që bërë pas golit ndaj Sampdorias.

Interi fitoi në udhëtim e tij te Sampdoria me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serie A.

Fitorja e Nerazzurrëve erdhi vetëm në minutën e katërt shtesë falë një goditje të saktë të kroatit Marcelo Brozovic.

Pas këtij goli, Spalletti festoi si i ‘çmendur’ dhe kjo festë pas golit bëri që trajneri italian të dërgohet jashtë fushe nga gjyqtari.

Festa e Spallettit pas golit të Brozovicit

Megjithatë, kjo nuk mbaron me kaq pasi trajneri i Interit është dënuar me një ndeshje mos-drejtim të skuadrës.

Dënimi i tij erdhi pasi festa e tij është cilësuar si një ‘qëndrim kontrovers i trajnerit ndaj gjyqtarit të katërt’

Spalletti kishte treguar edhe vet për përjashtimin dhe arsyen e gjyqtarit: “U ktheva nga kamera për të festuar golin dhe gjyqtari i katërt më tha se ishte diçka e tepruar”.

Kështu, Spalletti do t’i mungojë Interit në ndeshjen e nesërme (e martë) ndaj Fiorentinës, e cila zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 21:00. /Telegrafi/