SPAK: Shembja e Teatrit, kemi caktuar prokurorin që do hetojë çështjen

E publikuar: 21/05/2020 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ervin Kondili do të jetë prokurori i SPAK që do të hetojë çështjen e shembjes së Teatrit.

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe dy protestave, Aleanca ka zgjedhur që të ndjekë rrugën ligjore, duke e dërguar çështjen në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK).

Përfaqësues të kësaj aleance priten të mbërrijnë në SPAK në orën 11:00 për të protestuar.

Ndërkohë, është rënë dakord në protestën e zhvilluar ditën e djeshme e cila zgjati për 2 orë, që në çdo qytet do të firmoset një peticion i cili synon mbledhjen e firmave për të rindërtuar Teatrin “ashtu siç ishte, aty ku ishte”.