Spahiu: Opozita nuk ka përçarje

E publikuar: 11/02/2016 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu nuk mendon se tri partitë opozitare janë përçarë pas shkuarjes së liderit të AAK-së në tryezë me liderët e opozitës tek presidentja.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se në këtë rast ndodhsha më tepër opozita ka aktruar përçarjen në mënyrë që të testohen reagimet dhe të shihen zërat kundërshtarë.

“Për mendimin tim, nuk ka ndonjë përçarje. Deklaratat sa i përket shkuarjes së z.Haradinajt në takim, nuk i konsideroj se janë një shenjë plasaritje”, ka thënë Spahiu.

Ai e ka vlerësuar pozitivisht iniciativën e pushtetit dhe të opozitës për t’u takuar dhe për të bashkëbiseduar me përfaqësuesin e shoqërisë civile.

Sipas tij, këto takime, përveçse janë një përpjekje për ta tejkaluar krizën politike, janë edhe një betejë për t’i bashkuar jopartiakët.