“Sovraniteti i dyfishtë” refuzohet edhe në Kosovë, edhe në Serbi

E publikuar: 19/04/2019 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet në Kosovë dhe ato në Serbi janë shprehur të enjten kundër një zgjidhjeje të bazuar në “sovranitetin e dyfishtë”, që spekulohet se mund t’iu propozohet palëve në Samitin e Berlinit, i planifikuar të mbahet në fund të muajit.

Dialogu i Kosovës me Serbinë do të jetë temë qendrore e samitit, që për nikoqir e ka kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështetur në raportimin e më shumë medieve, nikoqirët do të propozojnë që zgjidhja finale të fokusohet në njohjen e sovranitetit të Kosovës, por edhe që Serbisë t’i njihet një lloj sovraniteti mbi serbët e Kosovës e veçmas mbi kishat ortodokse.

Që të dy, Merkel e Macron, janë kundër zgjidhjes që “korrigjon” kufijtë, një mundësi kjo që nuk është refuzuar në Bruksel e edhe në Washington.

Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili është ftuar për të marrë pjesë në samit, nuk e ka mohuar se një propozim rreth “sovranitetit të dyfishtë” mund të shfaqet në Berlin…