Southgate, mund të jetë trajneri i përkohëshëm i Aglisë

E publikuar: 29/06/2016 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gareth Southgate mund të emërëhet si trajner i përkohshëm i Anglisë, në pritje që Tre Luanët të emërojnë shefin e ri të stolit që do të udhëheqë skuadrën në misionin e ardhshëm, eleminatoret e Botërorit Rusi 2018. Janë këto të rejat që vijnë së fundmi, pas një ditë në të cilën argumenti i stolit të Anglisë ka qenë ndër më të kuotuarit duke prekur madje dhe Shqipërinë duke qenë se ndër emrat e mundshëm për trashëgimin e Roy Hodgson është përmendur dhe ai i trajnerit aktual të kombëtares shqiptare Gianni De Biasi.

Për futbollin anmglez janë padyshim momente të vështira, që pas atij eleminimi të turpshëm nga Islanda, në atë që konsideohet si një ndër poshtërimet më të mëdha futbollistike të atyre që ju pëlqen të kujtohen si njerëzit që shpikën futbollin. Southgate është trajneri aktual i përfaqësueses angleze të 21- vjecarëve dhe koha nuk premton. Pas dy muajsh do të nisin kualifikueset e Rusi 2018 dhe në pritje të një trajneri të ri, që mund të jetë dhe i huaj, Southgate do të përfaqësonte një zgjidhje të përkohshme. Anglia do ta ketë ndeshjen e parë kualifkuiese të Botërorit në 4 shtator kur do të përballet në shtëpi me Sllovakinë./ss/