Southgate: Kemi luftuar deri këtu, lojtarët nuk janë thjesht superyje

E publikuar: 07/07/2018 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka hedhur poshtë sugjerimet e suedesëve se kombëtarja e Tre Luanëve është e mbushur me superyje.

Southgate i bëri këto komente në prag të ndeshjes, duke potencuar se të gjithë lojtarët erdhën nga kategori më të ulëta duke luftuar drejt majes.

“Ne nuk jemi ekip që thjesht dalim vallëzojmë dhe rrotullohemi në fushë e se jemi të titulluar si superyje”.

“Ne jemi djem që vijmë prej Barnsleyt, Leedsit, Boltonit e Blackburnit”.

“Kjo është shumë me rëndësi për ne të shtunën sepe mendoj se Suedia dëshiron të drejtojë gishtin kah ky fakt, se ne jemi ekip me tituj për plot e nuk besoj qe kështu është me këtë grup lojtarësh”.

“Është me rëndësi që të mos harrojmë se Steve Holland (asistenti) ishte te Creëe. Unë isha te Crystal Palace kur ai ekip nuk ishte aq i mirë si sot. Ne kemi luftuar deri këtu”.

“Shumica e lojtarëe tanë luajtën në Championship ose më poshtë, dikush startoi, e dikush ishte thjesht i huazuar në ato kategori. Vërtet këto shërbejnë si mesazhe të rëndësishme për ne”.

“Ne kemi sukses sepse po luftojmë për njëri tjetrin, po luajmë futboll të mirë dhe po punojmë me topin. Askush nuk ka ardhur për turizëm, askush nuk po dështon të mbyllë hapësirat, askush nuk po rrotullohet në fushë. Kjo është baza se pse po marrim rezultate pozitive së fundmi dhe ne duhet të vazhodjmë të bëjmë këtë”, deklaroi Southgate.

Suedia përballet me Anglinë nga ora 16:00. /Telegrafi/