Southgate: Jemi krenar për të arriturat, e dinim se nuk ishim më të mirët

E publikuar: 15/07/2018 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Anglisë është larguar nga Kampionati Botëror Rusia 2018 pasi nuk arriti ta marrë medaljen e bronztë.

Në ndeshjen për vendin e tretë, anglezët pësuan humbje nga Belgjika me rezultat 2-0.

Edhe pse ishin afër të shkonin në finalen e madhe, trajneri i tyre Gareth Southgate e ka pranuar se nuk kanë qenë më të mirët.

Southgate gjithashtu ka thënë se anglezët janë krenar për të arriturat në Rusia 2018.

Gareth Southgate. (Getty Images)

“Krejt në fund ne jemi krenar për të arriturat në këtë botëror”, tha Southgate.

“Kemi përfunduar në mesin e katër Kombëtareve më të mira, por e dinim se nuk ishim më të mirët”.

Sipas numrit një të tre luanëve gjatë këtij botërori ata kanë zhvilluar ndeshje të mira.

“Kemi bërë lojëra mjaftë të mira në këtë botëror, ka qenë një aventurë fantastike”, përfundoi Southgate. /Telegrafi/