Southampton, tepër i fortë për West Ham

E publikuar: 25/09/2016 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

West Ham mori një goditje të rëndë nga Southamptoni për në javën e 6-të të Premier Leagues. Londinezët u mposhtën 0-3 në stadiumin Olimpik të Londrës, duke shënuar humbjen e katërt radhazi dhe të pestën në kampionat.

Pjesa e parë vijoi përgjithësisht e qetë, por në minutën e 40-të ekulibrat i prishën nga goli i Austin, që shfreytëzoi pasimin e Bertrand.

Një kombinim përfekt i futbollistëve të Southamptonit u konkretizua me golin e Tadic në minutën e 62-të

Në kohën shtesë formacioni i Puel shënoi edhë të tretin me Ward-Prowse.