Sot varrosen viktimat e tërmetit të fuqishëm në Itali

E publikuar: 27/08/2016 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Do t’u jepet sot lamtumira e fundit shumë prej viktimave të tërmetit që goditi qytetet italiane të Arkuata del Trontos, dhe Peskara del Trontos.

Numri i viktimave të tërmetit të së martës ka mbërritur në 281, ndërkohë që lëkundje të lehta janë ndjerë edhe gjatë natës. Ora 03:00 shënoi lëkundje me magnitudë 2.0, dhe 3.2, më e forta e regjistruar në provincën e Askoli Piçeno në orën 1:13 minuta. Epiqendra ishte sërish Askoli dhe provinca di Rieti e Peruxhia.

Qeveria italiane e shpalli të shtunën ditë zie dhe akordoi 50 milionë euro fond emergjence për përballimin e dëmeve të tërmetit.

“Rindërtimi i zonave të shkatërruara është prioriteti ynë” u shpreh kryeministri italian Mateo Renxi.