Sot u bënë dy vite nga vrasja e Oliver Ivanoviç

16.01.2020 07:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sot u bënë dy vite nga vrasja e Oliver Ivanoviç

Udhëheqësi i Nismës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviç ndërroi jetë pas një atentati me armë zjarri orët e para të mëngjesit të 16 janarit të vitit 2018.

Autorët e sulmit nuk i lanë rrugë shpëtimi: kreu i serbëve të Kosovës u qëllua me 4 plumba në gjoks, ndërsa hynte në zyrën e partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Ivanoviç, njohës i mirë i gjuhës shqipe, i diplomuar i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë e më pas atij të Ekonomisë në Prishtinë, karrierën politike e nisi pikërisht gjatë luftës së Kosovës, kur u caktua president i Këshillit Kombëtar Serb për Veriun e Kosovës dhe Metohinë.

Ai do të shndërrohej pas konfliktit në udhëheqësin kryesor të serbëve të Kosovës, duke sjellë një frymë të re në politikën serbe, që i entuziazmoi fillimisht ndërkombëtarët, për t’u shembur pastaj përdhe kur dolën në dritë akuzat për pjesëmarrje në masakrat kundër shqiptarëve.

Ai po përballej me procesin gjyqësor për krime lufte, nën akuzën se kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarëve në Mitrovicën e vitit 1999.

Kjo aktpadi, të cilin e mohonte me pretendimin se ishte i pabazë dhe i mbështetur tek aktiviteti i tij në favor të pranisë serbe në Kosovë, e la dy vite prapa hekurave përpara se të lirohej e ta priste në gjendje të lirë rezultatin e gjyqit.

Më përpara, makinës së Ivanoviçit i ishte vënë edhe zjarri. Ai vet ishte shprehur atëherë se nuk ishte përfshirë në biznese të paligjshme e nuk kishte armiq, vetëm kundërshtarë politikë.

Ivanoviç pati akuzuar ashpër Beogradin për mbështetjen e “Listës Serbe” në zgjedhjet e 22 tetorit të vitit 2017, e tha atëherë se ka ardhur koha kur “serbët po frikësohen nga serbët, e jo nga shqiptarët”.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë më 2 dhjetor 2019 ndaj gjashtë personave të nacionalitetit serb, Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basara, të cilët ngarkohen për veprat penale, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i sekretit zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare duke manipuluar me provat.

Më 30 dhjetor të vitit të kaluar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ishte paraparë të fillonte seanca fillestare ndaj të akuzuarve në rastin e vrasjes së  Ivanoviç, por kjo seancë u shty për datën 11 shkurt të këtij viti pasi që Prokuroria Speciale ka ndryshuar aktakuzën.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


VV: Glauk Konjufca nuk jep dorëheqje

VV: Glauk Konjufca nuk jep dorëheqje

Grenelli – liderëve kosovarë: Lërini përleshjet

Grenelli – liderëve kosovarë: Lërini përleshjet

Haradinaj përplaset me Baton Haxhiun: “Ti ke qenë i përfshirë në ndarjen e Kosovës”

Haradinaj përplaset me Baton Haxhiun: “Ti ke qenë i përfshirë në ndarjen e Kosovës”

Haradinaj në Tiranë: Edi Rama është ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës

Haradinaj në Tiranë: Edi Rama është ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës

Haradinaj në Open: Rama një ‘hajgarexhi’

Haradinaj në Open: Rama një ‘hajgarexhi’

Halil Matoshi: Atyre që po turren për heqjen e tarifës, Daçiq sot ua bëri 8 me 2

Halil Matoshi: Atyre që po turren për heqjen e tarifës, Daçiq sot ua bëri 8 me 2

Komuna e Kamenicës e bëri hor mësuesen e gjuhës shqipe, gaboi në fjalët elementare

Komuna e Kamenicës e bëri hor mësuesen e gjuhës shqipe, gaboi në fjalët elementare

Tërmkolli: Albulena Haxhiun, është niveli më i lartë i një absurditeti, do të dalë nga studio ta çojë Ramushin në burg… Kush je ti?

Tërmkolli: Albulena Haxhiun, është niveli më i lartë i një absurditeti, do të dalë nga studio ta çojë Ramushin në burg… Kush je ti?

Veliu: Me SHBA-të miqësia është besim

Veliu: Me SHBA-të miqësia është besim

Abrashi: Do ta hiqja sot taksën – para se Grenell të shkonte në Serbi

Abrashi: Do ta hiqja sot taksën – para se Grenell të shkonte në Serbi

Grenell në Beograd: Trumpi pret që taksa dhe fushata e çnjohjeve të përfundojnë shpejt

Grenell në Beograd: Trumpi pret që taksa dhe fushata e çnjohjeve të përfundojnë shpejt

​SHBA: Duhet të jemi të vendosur përballë Iranit

​SHBA: Duhet të jemi të vendosur përballë Iranit

Osmani: Grenell solli energji të nevojshme për dialogun me Serbinë

Osmani: Grenell solli energji të nevojshme për dialogun me Serbinë

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Kurti dhe Haxhiu takohen me ambasadorin e Italisë, e njoftojnë për bisedimet me LDK-në

Kurti dhe Haxhiu takohen me ambasadorin e Italisë, e njoftojnë për bisedimet me LDK-në

Kosovës po i ikin qytetarët

Kosovës po i ikin qytetarët