Sot takimi i parë Rama-Trump

E publikuar: 25/05/2017 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama do të ketë sot takimin e parë me Presidentin amerikan, Donald Trump, të cilin e ka kritikuar gjatë fushatës presidenciale.

Takimi pritet të ndodhë gjatë samitit të NATO-s në Bruksel, ku do të marrin pjesë krerët e qeverive dhe shteteve të 28 vendeve anëtare të aleancës më të fuqishme në botë, përfshirë edhe kryeministrin shqiptar.

Lajmi për takimin u bë i ditur nga vetë kryeministri Rama, me anë të një statusi në Facebook, ku tha se pas takimeve mbrëmë “me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europianeve të vendeve tona, vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera.”