Sot shpallet fituesi i Nobelit për Paqe

E publikuar: 07/10/2016 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diplomatët të cilët kanë negociuar marrëveshjen bërthamore të Iranit, aktvistja ruse për të drejtat e migrantëve dhe gruaja Yazidi që është mbajtur si skllave nga Shteti Islamik, janë në mesin e 376 njerëzve të nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, i cili do të ndahet sot.

Nëse diplomatët për marrëveshjen e Iranit fitojnë, atëherë Sekretari amerikan i Shtetit, John kerry dhe homologu i tij iranian Javad Zarif, mund të jenë fitues të këtij çmimi.

Por me fokusin në miliona refugjatë dhe migrantë që po ikin nga lufta në Siri, Afganistan dhe vende të tjera, aktivistët që mbrojnë të drejtat e tyre po konsiderohen si fitues potencial të këtij çmimi.

Njëra nga ta është aktivistja ruse Svetlana Gannushikna, e cila për dekada ka punuar për çështjen e refugjatëve dhe migrantëve.

Banorët e ishujve grek, që kanë pranuar mijra refugjatë që arrinin me anije nga Deti Egje gjithashtu janë nominuar. Po ashtu të nominuar janë edhe vullnetarët e Helmetave të Bardha, të cilët po shpëtojnë civilët në Siri, të cilët përditë përballen me bombardime.