Sot shënohet 21 shkurti – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

E publikuar: 21/02/2020 09:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nën patronazhin e UNESCO-s dhe Byrosë Rajonale për Shkencë dhe Kulturë në Evropë, sot shënohet 21 shkurti – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare.

Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës, janë qëllimet kyçe të manifestimeve që sot do të organizohen në suaza botërore.

Analizat e UNESCO-s tregojnë se mund të zhduken rreth 2,500 gjuhë nga pothuajse 6,000 që fliten në botë.

Në 90 vitet e kaluara janë zhdukur rreth 200 gjuhë, ndërsa 199 i flasin më pak se dhjetë njerëz. E fundit që është zhdukur është gjuha “ajake” të cilën e ka folur një grua e cila ka vdekur në vitin 2008 në Alaskë.

Arsyet kryesore për zhdukjen e gjuhëve janë luftërat dhe dëbimi i detyrueshëm.

Emigrantët gjithashtu e përziejnë gjuhën amtare me gjuhën e shtetit në të cilin jetojnë që të integrohen më mirë. Megjithatë, ka shembuj, më së shumti në Australi, ku gjuhët të cilat janë “nën kërcënim” i flasin të rinjtë, tha një përfaqësues i UNESCO-s.

Tridhjetë nga gjuhët që fliten në Francë, midis të cilave edhe normane dhe bretonike, janë nën kërcënim të fuqishëm të zhdukjes.