Sot pushteti ndërhyri ndaj zërit të 33 mijë qytetarëve kundër shtrenjtimit të rrymës

E publikuar: 10/07/2015 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërhyrjen e kryesuesit të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, me ndalimin e fjalës së shefes së GP të AAK-së, e konsideron ndërhyrje arbitrare në zërin e 33 mijë qytetarëve të vendit, nënshkrues të peticionit kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
AAK e konsideron këtë goditje ndaj demokracisë dhe të drejtës së deputetit për t’u shprehur.
Duket haptas që uzurpuesit e shtetit nuk shohin rrugëdalje brenda demokracisë, por synojnë ruajtjen e pozicioneve të tyre duke ndërhyrë ndaj saj.
Pas kapjes dhe uzurpimit të shtetit, këta po synojnë edhe rrënimin e demokracisë, me forma të tilla veprimi.
Grupi Parlamentar i AAK-së deklaron se askush s’mund të na ndalë në betejën kundër kësaj të keqeje, kundër kësaj klaneve që e kanë kapur shtetin në çdo pore dhe në çdo segment.
Zëri qytetar do të ngadhënjejë edhe kundër këtyre kapësve të shtetit, dhunuesve të demorkacisë dhe të zërit qytetar.
GP i AAK-së parreshtur do ta përkrahë kërkesën e drejtë të 33 mijë qytetarëve nënshkrues të këtij peticioni dhe do ta riprocedojë kërkesën deri në realizimin e kërkesave të tyre të drejta dhe legjitime.