Sot pritet të mbahet takimi i shumëpritur Modric-Perez

E publikuar: 10/08/2018 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një takim i së premtes është vendosur të mbahet në mes të yllit kroat, Luka Modric dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

E ardhmja e kroatit Modric është në udhëkryq dhe ka pasur shumë thashetheme rreth të ardhmes së tij.

Sipas disa mediave, lojtari më i mirë i Botërorit “Rusia 2018” ka marrëveshje personale me Interin dhe dëshiron largimin nga Bernabeu.

Por, klubi mbretëror shpreson ta mbaj lojtari edhe për këtë sezon duke tentuar joshjen me ndonjë pagë më të lartë.

Perez dhe Modric pritet të sqarohen sot gjatë ditës

Sipas gazetës spanjolle Marca, zyrtarët e Real Madrid do të takohen sot (e premte) me përfaqësuesit e Luka Modric pas raporteve të interesimit të Interit.

Klubi i Serie A ka qenë i lidhur me një lëvizje të jashtëzakonshme për yllin e Kroacisë, por Madridi ka mohuar ndonjë interes në ndarjen me të.

Përfaqësuesit e klubit dhe Modric do të takohen për të diskutuar një kontratë të re, me shpresën qo do ta bindin dhe nuk do ta lejojnë largimin e tij sikurse atë të Cristiano Ronaldos.

Në anën tjetër, në kampin Nerazzurr janë të bindur se kroati dhe përfaqësuesit e tij ia kanë dhënë fjalën për një transferim dhe sot pritet t’ia bëjnë me dije dëshirën për largim edhe presidentit Perez. /Telegrafi/