Sot prezantohet logoja e re turistike e Prishtinës

E publikuar: 11/06/2020 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ditën çlirimtare të Prishtinës, kryetari i komunes Shpend Ahmeti ka bërë homazhe në varrezat e deshmorëve të Prishtinës, transmeton Infosot.

Ai tha se ka perfunduar një pjesë e rregullimit të këtyre varrezave.

“Kemi perfunduar një pjese të rregullimit, të këtyre varrëzave, të këtyre deshmorëve si Adem Demaçi për shkak se kemi dashur të bëjmë respektin e nevojshëm, poashtu po punojm me ministrin që të marrim edhe varrezat posht për rregullim”.

Ai shtoi se dicka e re që do të prezantohet sot është logoja turistike e re e Prishtinës.

“Sot do të nderojm edhe disa personalitete arti, do të behët parakalimi i forcës së siguris së Kosoves e deri te diçka e re e cila është prezantimi i logos së re së Prishtinës për turist”.

Nderkoh edhe uroi ditë n çlirimtare të Prishtinës, ndërsa bëri thirrje për mbajtjën e distances edhe dorezave.

Poashtu në pyetjen se a beson se Prishtina do të futet përsëri në karantin përgjigja e tij ishte që “Nuk besoj që do të kemi futje të Prishtinës përsëri në karantin”.

Ndërsa beri thirrje që qytetarët të vazhdojnë të mbajnë distancën me njëri-tjetrin.