Sot ora 11 protestojnë gazetarët

E publikuar: 26/11/2015 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, Instituti i gazetarëve të Maqedonisë, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe të punësuarve në media, njoftuan protestë para klubit të deputetëve në shenjë pakënaqësie me refuzimin e partive politike për të përfshirë përfaqësues të medias dhe gazetar të organizatave të medias në bisedime për të përmirësuar situatën e lirisë së shtypit, njofton Telegrafi.

Ne si organizatë insistojmë vendimet të jenë sistematik dhe të qëndrueshme në afat të gjatë e cila duhet të sigurojë kushte më të mira të punës për gazetarët dhe median, thanë në një deklaratë të përbashkët. Ata paralajmëruan javën e kaluar se nëse ndërmjetësuesi Van Hautte nuk i përfshijnë në negociata, ata do të protestojnë para klubit të deputetëve.

Negociatat dje vazhduan, por pa praninë e gazetarëve dhe ekspertëve.